Monday, November 25, 2024

Dy ditë pushim për Vllazninë. Kuqeblutë i rikthehen stërvitjes, pritet firma edhe me Herald Markun

Lexo

Dy ditë pushim ka pasur në dispozicion skuadra kuqeblu. Ose më saktë, që pas përfundimit të seancës stërvitore të paraditës të së shtunës së kaluar, stafi ka lënë pushim skuadrën për të kaluar një fundjavë pranë familjeve të tyre, ku siç është parë, një pjesë e tyre ka frekuentuar plazhin, por një pjesë tjetër edhe pikat turistike malore.

Ndërkohë, paraditja e sotme e ka ribashkuar përsëri skuadrën shkodrane me seancën e parë stërvitore të kësaj jave zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, për të vijuar më pas edhe me seancën e dytë brenda ditës, atë të orëve të pasditës zhvilluar në periferi të qytetit pranë kompleksit sportiv të Golemit.

Seanca këto që vijojnë të jenë me ngarkesa të larta, sidomos në aspektin fizik, të cilat pritet të rrisin parametrat e qëndrueshmërisë dhe të rezistencës në radhët e futbollistëve. Nga sa bëhet e ditur, proçesi stërvitor do të vijojë edhe për dy ditë në qytetin e Shkodrës, pasi drejtuesit kanë vendosur që pjesa tjetër e përgatitjes themelore të skuadrës në prag të ndeshjeve europiane për kompeticionin Conference League, do të vijojë në Austri për një periudhë dy javore.

Gjithnjë sipas informacioneve marrë pranë klubit kuqeblu, rikthimi i Vllaznisë në Shkodër pritet të jetë rreth datës 13 korrik, ndërkohë që vetëm pas tetë ditësh në kalendarin e UEFA-s është për t’u luajtur ndeshja, Vllaznia-Universitatea e Krajoves, e vlefshme për turin e dytë e Conference League”. Sa i përket merkatos, Vllaznia goditur në disa pika shumë të rëndësishme, ku deri më tani ka firmosur me pesë futollistë:  Lorik Boshnjaku, Kaina Nunjesh, Dajan Shehi, Kristjan Vulaj, Marko Juriç, ndërkohë që nga radhët e Akademisë së Futbollit Vllaznia është afruar talenti Rejan Alivoda, një lojtar ky që konsiderohet i perspektives.

Këtyre emrave pritet t’i shtohen edhe të tjerë, ku ndër to spikat rikthimi në Shkodër i Herald Markut. Aktualisht ai është kontigjent i SK Partizani duke u stërvitur jashtë vendit, por të rejat më të fundit bëjnë të ditur se preferenca e Markut është rikthimi te Vllaznia, ashtu siç bëri pak ditë më parë edhe kolegu i tij, Dajan Shehi, dhe për këtë thuhet se dy presidentët, Alban Xhaferi i Vllaznisë dhe Gaz Demi i Partizanit ka rënë darkord për këtë lëvizje.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img