Monday, November 25, 2024

(Video) Shkodrani, Franko Burraj, shkëlqen në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”. Rekord Kombëtar, edhe pse trajneri i tij Bruno Rrotani, nuk u përfshi në listën e delegacionit shqiptar

Lexo

Atleti i talentuar shkodran Franko Burraj, vazhdon të shkëlqejë në garat kombëtare dhe ato ndërkombëtare. Suksesi i radhës ishte ai që ai u arrit pasditen e sotme Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, ku ai vendosi rekord të ri kombëtar në garën e vrapimit 400 metra dhe u kualifikua në finale e kësaj disiplinë që zhvillohet të shtunën.

Edhe pse figuron ndër atletët më të spikatur të përfaqësueses shqiptare, për shkodranin vazhdojnë të ketë një padrejtësi, në mund ta themi kështu, kur ashtu si edhe në ndonjë garë tjetër ndërkombëtare të nivelit të lartë, emri i trajnerit të tij, Bruno Rrotani, nuk ishte i përfshirë në listën e delegacionit sportiv shqiptar për në Oran.

Se çfar peshe ka mungesa e një trajneri profesionist, që stërvit dy herë në ditë në 365 ditët e vitit një kampion dhe rekordmen, siç është rasti i Franko Burrajt, kjo nuk ka nevojë shumë për koment, sepse e dëshmojnë qartazi specialistët e sportit. Dhe, këtu nuk bëhet fjalë për një sportist të radhës, por për një Franko Burraj, që vetë specialistët dhe drejtuesit e atletikës shqiptare, e kanë cilësuar shkodranin si pjesë e treshes të artë të këtij sporti, së bashku me Luiza Gegen dhe Izmir Smajlajn, që fatkeqësisht në këtë gara për arsye dëmtimi nuk konkuron.

E megjithatë, kokëulur dhe i përshkuar në misionin që ka marrë përsipër, trajneri Bruno Rrotani, nuk shfaqet reagues siç mund të kishte ndodhur me ndonjë homolog të tijin nga kryeqyteti, nëse do të kishte pasur një fat të tillë. Por, natyrshëm që ndjehet jashtë mase krenar për arritjet e djaloshit shtatlartë shkodran.

Për t’u rikthyer tek Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, talenti Franko Burraj, arriti dy suksese. E para renditja, i dyti në baterinë e tij konkuruese duke u kualifikuar për në finale e garën e tij të preferuar të vrapimit 400 metra, sfida e së cilës do të jetë pasditen e së shtunës. Dhe, e dyta, është përmirësimi i rekordit kombëtar të kësaj gare. Rekord i cili mbahej nga vetë Franko me kohën  46,48 duke vendosur kohën e re me 46,26.

Një rezultat ky që vjen falë punës dhe bashkëpunimit profesional që Franko ka me trajnerin e tij Rrotani, i cili shpresohet të shoqërohet të shtunën me një finale po aq dinjitoze për të mbërritur në zonën e medalje të Lojërave Mesdhetare “Oran 2022”.

(Video: Gara e atletit Franko Burraj në 400 m-Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img