FSHF, thirrje tifozëve kuqezi të tregojnë kujdes maksimal gjatë sigurimit të biletave për ndeshjen Shqipëri-Finlandë

Federata Shqiptare e Futbollit u drejtohet me një thirrje të gjithë tifozëve që të tregojnë kujdes maksimal gjatë sigurimit të biletave për ndeshjen.

FSHF paralajmëron tifozët të mos bien pre e mashtrimeve me bileta të dublikuara dhe të shmangin blerjet nga persona të paautorizuar apo burime të dyshimta. Në këto raste ekziston rreziku që e njëjta biletë të shitet disa herë, duke krijuar probleme në momentin e hyrjes në stadium.

Gjithashtu, për të shmangur radhët dhe vonesat, këshillojmë të gjithë tifozët të paraqiten pranë stadiumit në kohë, duke planifikuar paraprakisht mbërritjen e tyre.

Për arsye sigurie, Policia e Shtetit do të kryejë kontrolle të shtuara në hyrje të stadiumit. Për këtë arsye, kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e tifozëve, si dhe respektimin e udhëzimeve të personelit të sigurisë.

FSHF fton të gjithë tifozët të tregojnë përgjegjshmëri, në mënyrë që hyrja në stadium dhe zhvillimi i ndeshjes të kalojnë sa më mirë.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe mbështetjen! Së bashku në krah të Kombëtares!

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe