“Nuk ka asnjë çështje “Latifi”. Futbollisti ka qënë prej disa ditësh i prekur nga Covid 19, ndaj sipas rregullave shëndetësore është dashur që ai të karantinohet duke qëndruar i ngujuar në banesën e tij, në Prishtinë. Krahas mjekëve kosovare, një kujdes special për rikuperimin e tij ka dhënë edhe stafi mjekësor i Vllaznisë, i cili i është gjendur vazhdimisht pranë futbollistit me shërbimet në shtëpinë e tij. Fatmirësisht, gjendja e tij tashmë është drejt përmirësimit, dhe ju garantoj se ditën e diele, Latifi do t’i bashkohet skuadrës në kampingun stërvitor të Austrisë”, thotë për Veriu Sport, presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi.
Kjo është deklarata që presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi dhënë pak ditë më parë për Veriu Sport. Deklaratë, që në një farë mënyrë uli pushtë të gjitha pretendimet e një pjese të madhe të opinionit sportiv, i cili pretendonte se për shkak të problemeve financiare që po kalon me klubin, sulmuesi kosovar ishte në ikje e sipër nga Vllaznia.
Dhe, vjen e diela, fiks në ditën që zoti Xhaferi e paralajmëronte një gjë të tillë, Latifi është bashkuar me skuadrën në Austri. Një gjë të tillë, e konfirmojnë fotot dhe pamjet që përcjell nga kampingu austriak, fotoreporteri i KF Vllaznia, Mikel Thepina.
Tashmë, mbetet për t’u parë, sesa dhe sesi do të jetë mundësia e rikuperimit përgatitor të Latifit, në mënyrë që ai të jetë gati për ballafaqimet europiane, 21 korrik në Shkodër dhe 28 korrik në Rumani.
Të gjithë i kanë sytë nga Latifi, pasi në një farë mënyre, me Latifin në formën e duhur sportive, Vllaznia është OK në fushën e lojës. Prandaj, konsiderohet shumë e rëndësishme një ecuri pozitive e Latifit. Kjo mbetet për t’u parë, kur në fakt koha në dispozicion për të riamarrë energjitë e duhura të humbura gjatë kohës që ishte me Covid 19, duket se është e mjaftueshme. Gjithësesi, duhet pritur!