Tuesday, November 26, 2024

Vllaznia – SV Traiskirchen, nesër, ora 18:30 në Lindabrunn. Vjen, miqësorja e parë në tokën austriake, Josa ka gati titullarët kuqeblu

Lexo

Në prononcimin e dhënë përpara nisjes drejt Austrisë, tekniku Mirel Josa konfirmonte luajtjen e tre miqësoreve të Vllaznisë gjatë kohës së zhvillimit të fazës përgatitore në kampingun austriak.

Burime zyrtare pranë klubit kuqeblu bëjnë të ditur se është siguruar kundërshtari i parë. Ai është ekipi austriak SV Traiskirchen, dhe se ndeshja miqësore do të luhet nesër, në orën 18:30 në Qendrën Stërvitore të Kombetares Austriake në Lindabrunn.

Ky është një lajm i mirë për teknikun Josa dhe stafin e tij, sepse krahas përgatitjeve intensive në terren me nga dy seanca në ditë, luajtja e ndeshjeve miqësore është një element shumë i rëndësishëm për kolaudimin e skuadrës.

Kjo miqësore e parë pritet të zbulojë edhe preferencat e trajnerit Josa për njëmbëdhjetëshin e parë. Për hirë të së vertetes, pas prurjeve të reja, po komentohet shumë në këtë drejtim, megjithatë fusha e lojës do të zbardhë gjithçka në lidhje me këtë pikë.

Pak a shumë, duke parë edhe emrat që janë në dispozicion, duket se porta me Zogoviçin titullar, dhe prapavija me Gurishtën dhe Hakajn në krahë dhe  Bulatoviçin me Shehin në qëndër, janë të sigurtë për të vijuar të luajnë në vendet e tyre.

Ndërkohë, lëvizjet e pritshme janë ato që i përkasin repartit të mesfushës dhe sulmit, ku krahas lojtarërëve aktualë të sezonit të kaluar, formacioni pritet të gërshëtohet edhe me elementine ri të ardhur në merkato.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img