Tuesday, November 26, 2024

Rocco Vatën e konsiderojnë “Ylli i Celtic”. Specialistët skocezë parashikojnë që 17 vjeçari të avancojë shumë lart në karrieren e tij sportive

Lexo

Rocco Vata, djali i shkodranit Rudi Vata, ish futbollist i Vllaznisë dhe i kombëtares shqiptare, ku mbajti për shumë kohë shiritin e kapitenit kuqezi, vazhdon të stërvitet me shumë sukses në radhët e ekipit të parë të Celtic Gllazgou.

Edhe pse në moshë të re, vetëm 17 vjeçare, Rocco, ka filluar të bëhet shumë shpejt një figurë shumë e njohur dhe e dashur për komunitetin sportiv të Gllazgout, qytetin ku ai jeton së bashku me prindërit e tij të famijes Vata.

Falë fizikut të përkryer dhe energjive optimale, gjë që duket se po i ngjan në mënyrën më të përkryer babait të tij, Rudi Vata, sepse i tillë ishte Rudi kur luante në Skoci, Rocco, po shfaqet krejt i barabartë me të gjithë pjesën tjetër të më të avancuar të skuadrës.

Trajnerët e skuadrës, specialistë të futbollit dhe ish futbollistë të Celtic, të cilët vijojnë të ndjekin me shumë interes në proçesin stërvitor, janë shumë të impresionuar me paraqitjet e Roccos. Sipas komenteve të tyre në mediat skoceze, ato kanë arritur të konstatojnë një rritje tejet të ndjeshme në të gjitha parametrat sportiv, fizikë, teknikë dhe taktikë. Madje, pa hezitim, nuk kanë nguruar ta konsiderojnë Roccon si “Ylli i Celltic”.

Një gjë të tillë e përcjellë edhe media sportive, ku Gazeta Online The Celtic Way, në një prej shkrimeve të saj të fundit, citon:” Ylli i Celtic Rocco Vata ka impresionuar lojtarët e vjetër të Celtic me një para-sezon të klasit të lartë”.

Sipas anësorit veteran të Celtic, James Forrest,  Ange Postecoglou dihet se kërkon një nivel ndëshkues të intensitetit fizik në seancat e tij që mund t’i lërë të rinjtë të luftojnë për të mbajtur hapin, por 17-vjeçari Vata ka qëndruar në këmbë mes sfidës. Forrest, i cili njihet në opinionin sportiv skocez si një analist dhe njohës mjaft i mirë i futbollit, e konsideron edhe Rudi Vatën për kohën e tij, si një ish Yll të Celtic, por sipas tij, djali i tij Rocco, pritet të shkojë shumë më lart se i ati.

“Ai duket shumë mirë.  Ai është përshtatur me stërvitjen tonë që nga fillimi i para-sezonit.  Unë mendoj se ai sapo ka mbushur 17 vjeç, por fizikisht, ai duket gati.  Ai është në formë të mirë dhe është i shpejtë. Padyshim që nuk dëshiron të bësh shumë presion mbi të, por unë mendoj se ai është një djalë i sigurt.  Ndoshta ka përfituar që ai të stërvitet me ne që në fillim me lojtarët e ekipit të parë.  Ai është dukur i mprehtë dhe në disa nga ndeshjet parasezonale.”, thotë ai duke besuar shumë në të ardhmen e tij.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img