Edhe rreth një orë na ndajnë nga starti zyrtar i sfidës, Vllaznia e Shkodrës-Universitatea Craiova(Rumani), takim që luhet mbrëmjen e sotme në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.
Pak minuta më parë, skuadra kuqeblu ka mbërritur në mjediset e stadiumit dhe menjëherë ka zbarkuar në terreninin e gjelbërt, aty ku në orën 21:00 shkelmohet topi i parë nga qëndra për startin e takimit.
Në hyrje të stadiumit, futbollistët shkodranë janë pritur me ovacione nga tifozëria kuqeblu, e cila në fakt ka orë të tëra që e ka ndezur atmosferën me grumbullimet e saj festive në qëndër të qytetit të Shkodrës.
Pas një përgatitje tejet serioze, fillimisht në Shkodër, më pas në Austri dhe përsëri rikthim në Shkodër, skuadra e drejtuar nga trajneri Mirel Josa dhe ndihmësit e tij, Vioresin Sinani, Auron Miloti dhe Ideal Lekiqi, është gati për sfidën e mbrëmjes së sotme.
Ndonëse akoma nuk e ka deklaruar zyrtarisht, burime të afërta pranë stafit kuqeblu bëjnë të ditur se me të gjitha gjasat, trajneri Josa do ta nisë ndeshjen me këtë futbollistë.
Malazezi Bojan Zogoviç në portë, kapiteni Erdenis Gurishta dhe Ersin Hakaj në dy krahët e prapavijës së abshku me dyshen e huaj Bulataviç-Juriç në qëndër. Boshnjaku, Jonuzi dhe Heriç në mesfushë, si dhe Kruja, Hoxha dhe Aralica në majë të sulmit.