Kukësi vazhdon të përforcohet në këtë merkato vere, teksa së fundi është arritur marrëveshja me një mbrojtës. Bëhet fjalë për brazilianin Ebert Kardozo Da Silva, i cili ka firmosur një kontratë njëvjeçare me opsionin dhe për një vit tjetër. Një lajm i tillë është bërë i ditur nga vetë klubi verilindor nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale.
Njoftimi i klubit:
WELCOME EBERT CARDOSO DA SILVA
Futboll Klub Kukesi njofton se mbrojtësi i majtë Ebert Cardoso Da Silva është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 29-vjeçar ka firmosur me klubin tonë për 1 sezon, me opsinon rinovimin edhe për 1 tjetër sezone, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.
Ebert vjen te Kukësi nga kampionati armen, duke qenë sezonin e fundit pjesë e skuadrës së Norvank, teksa në të shkuarën ka luajtur edhe në Ukrainë, Bullgari e Brazil.
Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje mbrojtësit Ebert dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Bem vindo Ebert!
Skeda e Lojtarit:
Emri: Ebert Cardoso Da Silva
Mosha: 29 vjeç
Kombësia: Brazilian
Pozicioni: Mbrojtës