Friday, March 29, 2024

(Video) Nelson Hysa, 16 herë kampion shqiptar, flet në prag të Turneut të Boksit Profesionist-E hënë, 25 korrik, ora 19:00 në sheshin para Bashkisë Shkodër

Lexo

Boksierët shkodran, Nelson Hysa dhe Arjon Kajoshi, të cilët së bashku me kolegun e tyre nga Tirana, Alban Barmeta, janë pjesë e tre dueleve të boksit profesionist, turne ky që zhvillohet në Shkodër me datë 23 korrik, vazhdojnë përgatitjet nën drejtimin e trajnerit Zef Gjoni. Në prononcimin e dhënë për mediat, super kampioni shqiptar Nelson Hysa, e vlerëson aktivitetin si të parin e këtij lloji që zhvillohet në Shkodër.

Edhe pse kundërshtari serbo-boshnjak është i nivelit të lartë, shkodrani Hysa, 16 herë kampioni i  Shqipërisë, i pari boksier që ka fituar medalje europiane dhe përfaqësuesi i parë në kampionatin botëor të boksit olimpik, beson në fitore,

Në mbyllje, kampioni Hysa, ka edhe një mesazh për tifozërinë shkodrane, tw cilwt i fton tw shijojnw spektaklin qw do tw zhvillohet nw sheshin para Bashkisw Shkodwr.

Ndonëse ka një përvojë të gjatë si boksier, Nelson Hysa ka filluar boksin profesionist ne vitin 2022 dhe ka 1 fitore. Kjo e së hënës në Shkodër është ndeshja e dytë si profesionist. Ndërkohë, që kundërshtari i tij, serbo-boshnjaku Drazan Janjaniç, ka një rekord prej 22 fitoresh me boksin profesionist dhe është shumë të mirë në rranglisten botërore.

(Video: Intervista e boskierit profesionist shkodran, Nelson Hysa, dhënë për Veriu Sport)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img