Shpëtim Duro e ka shprehur prej kohësh nevojën që ka ekipi për t’u përforcuar me një mesfushor para mbrojtjes. Kjo pas largimit të Juljan Shehut drejt Polonisë dhe dëmtimit që pësoi Klinti Qato gjatë fazës përgatitore.
Për këtë klubi bardhezi ka lëvizur në merkato, teksa shtypi i shkruar tregon se drejtuesit janë në tratativa me Marko Djurisic. 25-vjeçari ka karakteristikat e kërkuara, ndërsa kontrata e tij me Vozdovac përfundon në dhjetor të këtij viti.
Karriera e serbit ka qenë e fokusuar në vendin e tij. Djurisic provoi të luante vetëm me Rigën jashtë Serbisë. Tashmë pritet të shihen në vazhdim zhvillimet e fundit me Laçin që është pjesë e turit të dytë kualifikues në Conference League.