Sheshi para godinës së Bashkisë Shkodër, vazhdon të jetë arena e spektakleve që po organizohen në këtë stinë verore.
Speklakli i radhës i ofruar për komunitetin shkodran dhe më gjërë, mes të cilëve edhe turistë të shumtë që vizitojnë qytetin verior, është i gërshëtuar me sport dhe muzikë.
Një spektakël që vjen për herë të parë në qytetin verior, ku në qëndër do të jetë sporti-Boksi Profesionist dhe muzika me protagonist kangëtarin e m irënjohur shkodran, “Nderin e Kombit”, Bujar Qamili.
Bëhet fjalë për Turneun e Boksit Profesionist me pjesëmarrjen e tre çifteve, në peshat 75 kg, 81 kg dhe super e rëndë, +91 kg. Në garë do të jenë tre nga boksierët më të mirë shqiptar, Arjon Kajoshi, Alban Barmeta dhe Nelson Hysa.
Pjesë e aktivitetit, janë edhe dy ndeshje të boksit amator që do t’i paraprijnë dueleve profesioniste. Në ring do të ngjiten do të ngjiten, dy vëllezërit, Besjor Gjetaj dhe Dario Gjetja të Shqipërisë, që do të kenë përballë boksierët Orges Muharremi e Kosovës dhe Sabion Haxhija të Shqipërisë, përkatësisht në peshat 71 dhe 88 kg.
Ndeshjet Amatore
- Pesha 71 kg Besjor Gjetaj( Albani) – Orges Muharremi ( Kosovë)
- Pesha 88 kg Dario Gjeta (Albani) – Sabion Haxhija ( Albani)
Duelet profesioniste
- Pesha 75 kg. Arjon Kajoshi(Albani)-Miladin Vranjes(Bosnje)
- Pesha 80 kg. Alban Barmeta(Albani)-Nikolas Paniç(Bosnje)
- Pesha +91 kg. Nelson Hysa(Albani)-Drazan Janjaniç(Bosnje)