Ish-mbrojtësi i Vllaznisë në bisedime me Bylisin

Bylis është në bisedime dhe ka një akord paraprak me Ditmir Becin. Mbrojtësi 26 vjeçar e mbylli me Erzenin, teksa ka marrë ofertë nga mallakastriotët. Shkodrani ka dalë nga moshat e Vllaznisë, teksa ka luajtur edhe me ekipin e parë të vendlindjes në dy periudha.

Pas largimit nga Vllaznia në 2016, Beci ka qenë pjesë e Tërbunit, Tomorit, Burrelit dhe Erzenit. Forma e mirë e treguar sezonin e shkuar në Kategorinë e Parë dhe ngjitja në elitë me shijakasit, ka bërë që në drejtim të tij të ketë disa oferta.

Pritet që shtatëlarti të firmosë me Bylis, për të qenë sezonin e ri që nis në 20 gusht pjesë e elitë së Shqipërisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu