(Video) Vllaznia e futbollit femra mund Egnatian 7-0 dhe është e dyta në renditje me 12, një më pak sesa Apolonia, me të cilën ndeshet javën e ardhshme në Fier

Vllaznia-Egnatia 7-0(Shënuese: Klaudia Borçi 13’,53’,  Megi Doçi 19’, 68’, 89’, Amanda Da Silva 31’, Aidena Mustafaj 43’)  

Vllaznia në futboll për femra ka regjistruar një fitore të thellë për javën e pestë të kampionatit Kombëtar të Superligës, teksa ka mundur Egnatian me rezultatin 7 me 0. Ndeshja e luajtur pasditen e së premtes në stadiumin “Reshit Rusi”  rë Shkodrës ishte tërësisht e dominuar nga skuadra kuqeblu, protagonistët e së cilës ishte kapitenia Megi Doçi me tre gola, dy Klaudia Borçi dhe nga një Amanda Da Silva dhe Aidena Mustafaj.

Një fitore kjo që vjen pas asaj të një jave më parë në transfertë me Lushnjen me shifrat e thella 0 me 18.

Pas humbjes në transfertë me Teutën për javën e dytë të kampionatit, kjo ishte fitorja e katërt për Vllazninë në pesë javë kampionat duke mbajtur vendin e dytë në renditje me 12 pikë, pas Apolonisë kryesuese me 13, skuadër me të cilën do të përballet javën e ardhshme në Fier.

(Video) Prononcimin e plotë të trajnerit të Vllaznisë futboll femra, Nikolin Leka, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe