Kukësi ka zhvilluar sot miqësoren e parë në tokën turke, ku po zhvillon fazën përgatitore. Të besuarit e trajnerit Skënder Gega janë mundur 1-0 nga Istanbulspor, gol i shënuar që në minutën e 15-të nga Ibrahim Yilmaz. Në pjesën e dytë trajneri Gega bëri disa ndryshime në formacion, duke u dhënë mundësi dhe lojtarëve të tjerë, por rezultati mbeti i pandryshuar.
Verilindorët në këtë fazë përgatitore kanë në program dhe dy miqësore të tjera, ndërsa ajo e radhës do të luhet më 4 gusht dhe përballë është skuadra e Tuzlaspor. Ndërkohë, miqësorja e tretë dhe e fundit do të luhet më 9 gusht dhe kundërshtar do të jetë Ettifaq FC.
Njoftimi i klubit:
Ekipi ka zhvilluar ndeshjen e parë miqësore e parë në Turqi kundër Istanbulspor, ndeshje e cila u mbyll me rezultatin 1-0 në favor të vendasve.
Goli i shënuar në minutën e 15 nga Ibrahim Yilmaz ka mjaftuar në këtë miqësore të parë. Në pjesën e dytë, trajneri Gega i ka dhënë mundësi edhe lojtarëve të tjerë duke i aktivizuar ndërkohë që rrjetat kanë mbetur të paprekura.
Formacioni: Tafas, Haxhiu, Isic, Ilievski, Ndreca, Gj. Taipi, Kote, Moraes, Baša, Berisha, Zivković
U aktivizuan: Collari, Sula, Peposhi, Bytyci, Hasaj, Leyton, Ebert, Domi, Xheka
Ndeshja e radhes per ekipin tone luhet ndaj Tuzlaspor ne daten 4 Gusht