Wednesday, November 27, 2024

(Intervista) Lika: Vllaznia ka nevojë për 2-3 përforcime në kampionat. Ish kapiteni kuqeblu, analizon eleminimin e kuqebluve në Conferencë League, ndërkohë që kërkon blerje në repartin e sulmit

Lexo

Për ish kapitenin e kuqebluve dhe në vazhdim trajnerin e moshave në Shkodër, Gilman Lika, për të qënë një skuadër potente dhe pretendente për fitimin e titullit kampion në sezonin e ri sportive, 2022-2023, Vllaznisë i duhet të jetë sërishmi në merkato për të gjetur 2-3 futbollistë cilësor, të cilët i përkasin repartit të sulmit.

Konstatimin për një gjë të tillë, Lika e nxjerr duke analizuar për Veriu Sport dy ndeshjet ndeshjet e luajtura nga Vllaznia në turin e tretë të Conferencë League.

Lika kemi folur para ndeshjes Universitatea-Vllaznia dhe ju ishit optimist, por edhe kishit frikën e skuadrës kundërshtare e cila triumfoi 3-0.

Siç e thashë edhe në intervistën që ne kemi bërë para ndeshjes, ishte një ndeshje shumë e vështirë pavarësisht se ishte shpresa që do bënim diçka më ndryshe, por realisht e kishim parashikuar që do të ishte një ndeshje shumë e vështirë duke ditur cilësitë idividuale që kishte ekipi kundërshtar. Gjithsesi lojtarët e sulmit duhet të bëjnë shumë më tepër dhe përsëri jam i idesë që e kemi vlerësuar kundërshtarin më shumë se e ka merituar.

Sipas Gilman Likës çfarë nuk shkoi në Craiovë?

Ekipi funksionoi mirë deri në momentin e shënimit të golit të parë. Ishin në ekuilibër, profesor Mireli kishte vendosur t’i presë prapa. Kjo është një taktikë që jo vetëm Vllaznia por edhe ekipet e mëdha si Real Madrid ose Manchester City e përdorin në futbollin modern. Për mendimin tim, ajo që çaloi ishte kundërsulmi sepse kur zgjedh një taktik të tillë sigurisht që duhet menduar edhe si ta godisësh kundërshtarin. Duhet të ishim më efikas, më me besim. Ishte e nevojshme të krijoheshin disa aksione në mënyrë që të shënonim ku disa raste mund të ishin shfrytëzuar shumë më mirë. Kjo është për pjesën e minutave që akoma nuk kishim pësuar golin.

Pjesa e parë e mbyllur 0-0 dha shumë shpresë për vazhdimësinë.

Po, është e vërtetë. Pjesa e parë krijoi idenë që ekipi kundërshtar do e kishte shumë të vështirë për të shënuar. Nga minuti në minut do të shtohej presioni tek ekipi kundërshtar dhe isha i bindur që do të krijohej një aksion që të shënonim, por rezultoi e kundërta, goli ishte një meritë individuale e lojtarit dhe pastaj u prish ekuilibri në fushë.

Për mendimin tuaj, e justifikuan aktivizimin treshja në formacionin e parë Marku-Hoxhaj-Caina?

Ndërrimet që bëri profesor Mireli këtë ishin të pritshme dhe mendoj që do i kishte bërë çdo trajner. Që në pjesën e dytë e ndeshjes së parë, ato dhanë një impuls tjetër ekipit, arritën të shënonin golin. Në ndeshjen e kthimit me treshen në formacion, ekipi reagoi shumë mirë deri në momentin që u shënua goli. Duhet pranuar që ekipi kundërshtar ishte më lart se sa ne, por jo gjithmonë në atë nivel që ne e vlerësuam.

Tashmë Vllaznia zyrtarisht është eleminuar nga Conference League dhe po mendon për kampionatin. Si e parashikoni ju këtë Vllazni sezonin e ri?

Personalisht mendoj që ekipi ka nevojë minimumi për 2-3 lojtarë cilësorë në pjesën e sulmit. Në qoftë se ne duam të pretendojmë për titullin kampion. Kjo është këshilla ime.

Lika faleminderit!

Faleminderit ju!

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img