Tuesday, November 26, 2024

Mevlan Adili vazhdon karrierën e tij shumë larg Vllaznisë

Lexo

Mevlan Adili vendosi që këtë verë të largohej nga Vllaznia. Pas dy vitesh dhe dy trofeve të Kupës së Shqipërisë, mbrojtësi nuk rinovoi edhe pse oferta ishte në tavolinë.

Tanimë nga Shkodra njoftojnë se Mevlan Adili ka vendosur që karrierën ta vazhdojë në Rusi. Emri i skuadrës nuk bëhet ende me dije, teksa vetë lojtari ka mbyllur çdo gjë sa i takon kontratës.

Pengesë është marrja e vizës për në Rusi, me lojtarin që do prezantohet në skuadrën e re sapo të ketë vulën në pasaportë. 28 vjeçari ka luajtur me klube si Shkëndija, Shkupi, UTA Arad, Zalgiris dhe Vllaznia.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img