Njoftimi i klubit:
“FK Partizani njofton zyrtarizimin e Gerd Haxhiu në krye të ekipit të moshave U-21. Haxhiu me një eksperiencë të madhe si trainer rikthehet në familjen e kuqe, tashmë si pjesë e rëndësishme e strukturave të trainingut pranë Akademisë së Futbollit Partizani. Ekipi U-21 do të startoj zyrtarisht përgatitjet në datën 8 gusht ora 10:00 në ambientet e kompleksit sportiv Partizani. Në kuadër të riorganizimit të skuadrës klubi është i hapur dhe mirpret element të kësaj moshe, të cilët dëshirojnë ti bashkohen familjes së kuqe.”
Përmes këtij njoftimi, FK Partizani, bën të ditur se ka emëruar në krye të skuadrës së 21 vjeçarëve, një emër të njohur të futbollit shqiptar, si Gerti Haxhiu. Një ish futbollist ky i suksesshëm në fushën e lojës, por më pas edhe trajner, ndërkohë që ka luajtur për një periudhë të gjatë kohore edhe rolin e analistit të futbollit në studiot kombëtare të televizionit shqiptar.