Monday, November 25, 2024

(Intervista) Bjellorusja Hanna Kneiazeva, e lumtur që do të luajë për Vllazninë: Kam ardhur për të fituar titullin kampion në Supërligën e volejbollit shqiptar!

Lexo

Është 22 vjeçe, lojtare e kombëtares bjelloruse, ndërkohë që ka luajtur edhe në Emiratet e Bashkuara si dhe në Poloni. Bëhet fjalë për Hanna Kneiazeva, volejbollisten, e cila që prej ditës së djeshme është pjesë e Vllaznisë së Shkodrës.

Ka qënë trajneri Besnik Lisha, i cili përpara fillimit të proçesit stërvitor ka bërë prezantimin e vajzës bjelloruse me grupin e volejbollisteve shkodrane.

Një vajzë trupvogël por, siç theksoi tekniku Lishaj, në fushën e lojës bën gjëra të mëdha. Luan në pozicionin e pasueses, dhe falë vlerave që disponon ka marrë vendin e titullares duke spikatur edhe në formacionin e ekipit komëtar të Bjellorusisë.

Teksa jep prononcimin e saj të parë si lojtare e Vllaznisë, Hanna Kneiazeva duket qartazi që është e kënaqur me zgjedhjen që ka bërë, gjë që e shoqëron vazhdimisht edhe me një buzëqeshje, e cila është parë gjatë të gjithë kohës edhe me pjesëtaret e tjera të skuadrës kuqeblu, dhe sidomos me kapitenen Klodeta Zhivani, së cilës tekniku Lisha ia kërkoi të kujdeset për të për ta ambientuar sa më shpejt me kolektivin kuqeblu.

Një bjelloruse në pallatin e sportit“ Qazim Derivishi” që do të luajë për Vllazninë, një prezantim i shkurtër për publikun, ju lutem.

Quhem Ana, jam 22 vjeçe, vij nga Bjellorusia dhe pozicioni im në lojë është pasuese.

Si e pritët ftesën e Vllaznisë per t’u bërë pjesë e kësaj skuadre?

Jam shumë e lumtur dhe e gëzuar që jam pjesë e Vllaznisë megjithatë nga njëra anë jam edhe pak e mërzitur sepse kjo është eksperienca ime e pare që luaj për një skuadër jashtë vendit. Gjithsesi mendoj që do jetë një experience shumë e bukur.

Kjo është hera juaj e pare që jeni nëShqipëri dhe Shkodër?

Jo, është hera ime e dytë në Shqipëri sepse herën e pare kam qenë në Durrës.

Sa e njihni skuadrën e Vllaznisë? E keni ndjekur gjatë kampionatit?

Po, kam dëgjuar për ekipin e Vllaznisë dhe kampionatin shqiptar sepse mikja ime Daria, ka luajtur vjet me ekipin e Skënderbeut. Ajo është shpallur kampione atje dhe më ka treguar për kampionatin shqiptar.

Vllaznia këtë sezon pretendon titullin kampion. E besoni edhe ju një gjë të tillë?

Patjetër. Ne do të bëjmë të pamundurën që të shpallemi kampion, të fitojmë titullin në Kampionatin e Superligës së Voilejbollit Shqiptar.

Faleminderit dhe suksese!

Faleminderit ju!

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img