Shijakasit mundin skuadrën kuqeblu 1-0. Urime profesor Kapllani. E vështirë të mundësh fituesen e Kupës së Shqipërisë?
Faleminderit. Ishte jo thjeshtë e vështirë, por shumë e vështirë. Që në momëntin e parë që ra ndeshja me Vllazninë, kemi kohë që nuk e kemi bërë gjumin mirë duke menduar që është ekipi numër një pretendent për titullin kampion, por skuadra sot u soll në mënyrë profesionale, kanë bërë një ndeshje të mirë dhe meritojnë të jenë heronjtë e ndeshjes së sotme.
Si e shikoni të ardhmen e Erzenit?
E ardhmja e Erzenit do jetë ndeshje pas ndeshje sepse çdo ndeshje e jona do jetë si një finale.
Ndeshja e ardhshme?
Do e kemi me Kastriotin e Krujës. Ndeshje shumë e vështirë. Te festojmë sot dhe nesër dhe pastaj të kemi kohë të mendojmë për ndeshjen me Kastriotin.
Urime!
Faleminderit.