Friday, May 10, 2024

(Intervista) Gazetari sportiv, Ervin Baku: Erzeni, e meritoi plotësisht fitoren, perballë një Vllaznie të dobët në të gjitha drejtimet

Lexo

Pas ndeshjes Vllaznia 1-0 Erzeni, me gazetarin e mirënjohur sportiv, Ervin Baku, i cili ndoqi nga afër këtë ndeshje në Niko Dovana. Baku një rezultat i drejtë sipas jush?
Nga 90 minutat e lojës rezultati ishte shumë i drejtë. Pashë një Vllazni inekzistente, por mbi të gjitha pashë një Erzen fantastik. Kjo tregon se futbolli luhet në fushë, luhet me gjunjë. Futbollistët e Erzenit kanë pesë ditë që njihen me njëri-tjetrin, por sot ishin flakë, ishin çuna të rinj. Bravo i qoftë, ky është futbolli dhe i uroj një sezon të mbarë.

Një Vllazni e deklaruar si pretendete për trofe, e tillë ka qenë dhe përgatitja në fazën përgatitore por sot nuk ishte e duhur.
Unë i pashë dhe në ndeshjen miqësore me Dinamon ndërsa sot ishte një zhgënjim total Vllaznia. Ishte inekzistente sepse kishte shumë pasime gabim, ishte konfuze, pa mesin e fushës. Patjetër që Erzeni shfrytëzoi këtë moment dhe bëri një nisje të shkëlqyer të sezonit duke u rikthyer në Superligën shqiptare pas shumë vitesh. U ndërtua për pak ditë dhe kjo tregon që kur futbolli luhet me shpirt dhe me grint, asgjë nuk është e pamundur.

Në javën e dytë në “Loro Boriçi” Vllaznia pret Kukësin.
Futbolli nuk luhet në letër, por në fushë dhe sot ne fushë Erzeni e dominoi totalisht Vllazninë.

Ku e shikoni Vllazninë?
Është ende herët të flasim ku e shohim një ekip ose një tjetër. Besoj që duhet të presim 5-6 javë për të parë ku janë ekipet dhe çfarë mendojnë të zhvillojnë për sezonin e tyre.

Baku faleminderit!
Kënaqësi gjithmonë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img