Abisnet superiore java e dytë nis me dy duele interesante, Kastrioti i shumë ndryshimeve në skuadër do te ndeshet me surprizen e javës së parë Erzenin. Të dyja skuadrat do të tentojnë që të rrëmbejn pikët që në fund do të thotë shumë.
Bylis dhe Teuta, me një rivalitet jetik me egersin për te marr pikët do të jenë përball njëra-tjetrës në “Niko Dovana”. Diten e diel, kampionët e Tiranës luajnë në Rrogozhinë përballë Egnatias që javen e parë tregoj se nuk është rastësisht në Superlig, dhe pse u mund në minutat e fundit.
Ndërsa, mbrëmja sjell kryesfiden Vllaznia-Kukësi, skuadra të ndërtuara për të fituar titullin kampion, por që javen e parë treguan pasiguri në vendosjen e futbollistëve në fushë.
Të hënën serviret sfida e rivalëve të përbetuar Partizani-Laçi, skuadra që dinë si fitohet në fusha të vështira. Të dyja skuadrat vijnë pas fitoreve të ndeshjeve të para. Të kuqtë, realizuan një fitore emocionuese të sekondave të fundit falë atij goli spektakolar të Skukës, ndërkohë që kurbinasit sfiduan durrsakët e Teutës duke e mundur 3-1.
Fatos Lama
super ndeshje vllaznia-kukesi