Thursday, September 19, 2024

Java e tretë e Abisnet Superiore nis sot me supersfidën, Tirana-Vllaznia. Tre ndërkombëtarë me në krye Enea Jorgjin, do të vendosin drejtësi në fushën e lojës

Lexo

Ora 16:00 e pasdites së sotme shënon startin e javës së tretë të Abissnet Superiore. Dhe, fillon me kryendeshjen, Tirana-Vllaznia, duel ky që do të luhet në shtëpinë e bardhebluve, stadiumin “Selman Stërmasi” të kryeqytetit.

Në pritje të kësaj ndeshje, Vllaznia ka udhëtuar që dje drejt kryeqytetit duke u akomoduar në një nga hotelet komode në periferi të Tiranës. Ndërkohë që paraditen e sotme, tifozë të shumë kuqeblu, të organizuar me autobusë si dhe autokolonë të veturave private janë nisur drejt kryeqytetit në mbështetje të skuadrës së zemrës.

Në respekt dhe vlerësim të kësaj supersfide, sektori i gjykimit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, treshen gjykuese të kësaj ndeshje e ka miratuar me tre ndërkombëtarë.

Nga sa bëhet e ditur, bilbili kryesor që do të vendosë drejtësinë e këtij dueli është ndërkombëtari Enea Jorgji, i mbështetur nga dy ndërkombëtarë të tjerë anësorë, Denis Rexha dhe Ridigert Çokaj. Ndërkohë, në sistemin VAR do të jenë gjyqtarët Florian Lata dhe Nertil Bregasi.

Për treshen, Jorgji-Rexha-Çokaj, ndeshja e sotme mund të shërbejë edhe si një tip testi kolaudimi, pasi dy javë më pas, më 15 shtator, janë miratuar të gjykojnë ndeshjen Karabak-Nantë, e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Europës.

Java e tretë e Superiores vijon të shtunën dhe të dielen me katër ndeshjet e tjera: Erzeni-Teuta, Kukësi-Kastrioti, Laçi-Egnatia dhe Bylis-Partizani.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img