Friday, November 22, 2024

Futboll Moshat-Superiore Një fitore dhe një humbje për ekipet e Vllaznisë në javën e 9-të

Lexo

Për javën e 9-të të Kampionatit Kombëtar të futbollit të moshave, kategoria Superiore, dy ekipet e Akademisë së Futbollit Vllaznia, U-17 dhe U-19 pritën në shtëpi ekipet respektive të Shkëndisë së Tiranës. Bilanci i këtyre dy ndeshjeve është një fitore dhe një humbje për ekipet kuqeblu. Me fitore e ka mbyllur ndeshjen ekipi i 19 vjeçarëve, skuadër e cila pas disa rezultateve pozitive, javën e kaluar u mund në Tiranë nga Partizani me rezultatin 2 me 1. Humbje kjo që nuk e prishi kryesimin e Vllaznisë, pasi diferenca me rivalë e lejoi të jetë sërishmi në krye të tabelës së klasikimit në grupin A me 19 pikë. Ndërkohë, këtë javë, me ndeshjen e luajtur mesditen e së dieles në fushën sportive “Reshit Rusi” kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Luan Zmijani fitojnë pastër me rezultatin 2 me 0 përballë një tjetër skuadre pretendente siç është Shkëndija e Tiranës duke rikonfirmuar kryesimin me meritë të kampionatit. Edhe pse nuk munguan rastet në të dyja portat respektive, 45 minutat e pjesës së parë janë mbyllur me rrjeta të paprekura 0 me 0. Ndërkohë, që në start të pjesës së dytë, Vllaznia arrin të kalojë në avantazh në minutën e 46-të me anë të Palokës. Një pjesë e dytë ko mjaft e mirë për Vllazninë, e cila duke vijuar të sulmojë pa reshtur në portën kundërshtare, pas 11-të minutash  gjen golin e dytë me ana të Papajt. Me avantazhin e dy golave, Vllaznia U-19 e ka më të lehtë për të menaxhuar takimin, i cili përfundon me rezultatin 2 me 0 në favor të skuadrës kuqeblu.

Ndërkohë, për Vllazninë U-17, kjo javë nuk ka qënë e duhura, pasi është mundur në shtëpi nga Shkëndija e Tiranës me rezultatin 1 me 3. Të parët janë miqtë që kalojnë në avantazh me golin e shënuar nga Hasa në minutën e 20-të, por pas dy minutash në favor të Vllaznisë akordohet një penallti, të cilën e shndërron në gol Willi Cungu duke barazuar rezultatin në 1 me 1. Me rezultatin e barabartë mbyllet pjesa e parë, ndërkohë që 13-të minuta nga fillimi i të dytës janë miqtë që shënojnë përsëri në portën e Vllaznisë. Këtë herë autor është Hoxha duke e kaluar në avantazh skuadrën e tij. Kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Brikeno Bizi bëjnë të gjitha përpjekjet për të gjetur golin e barazimit. Jo vetëm që nuk e arrijnë një gjë të tillë, por nga ana tjetër miqtë nga Tirana shënojnë në minutën e 62-të edhe golin e tretë me anë të Hoxhës, i cili nga ana e tij regjistron të dytin personal në këtë ndeshje. Kjo humbje e kuqebluve U-17 vjen pas fitores së thellë 1 me 5 në transfertë javën e fundit me Partizanin, e cila dha një sinjal pozitiv për vazhdimësinë, por humbja e tre pikëve në përballjen e sotme i mban ato sërishmi larg zonës së skuadrave pretendente që synojnë Play-Off.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img