Monday, November 25, 2024

Kukësi prezanton trajnerin e ri, Dobi: “Nuk kam ardhur vetëm për mbijetesën”

Lexo

Pas largimit të Skënder Gegës, Kukësi prezantoi trajnerin e ri të verilindorëve, Enkeleid Dobi. Pas dy eksperiencave në Poloni me Gornik Polkoweice dhe Widzew Lodz, 47-vjeçari nis për herë të parë një aventurë në Superiore. Në prezantimin e tij, Dobi theksoi se do të bëj maksimumin për të qenë në nivelin e duhur ndërsa shtoi se detyrën e re e sheh edhe si një trampolinë për të ardhmen.

“Dua të falenderoj presidentin dhe drejtuesit e klubit që më dha këtë detyrë në një projekt ambicioz. Do mundohem të jap maksimumin për këtë rol e të jem në nivelin e duhur. Unë dua të luftoj për diçka do bëj gjithçka të arrij nivelin e duhur. Për mua mund të jetë dhe një trampolinë. Është një provë për mua. Kualiteti nuk mungon na duhet pak kohë të bëjmë grupin. Çdo problem ka zgjidhje edhe pse jemi 7 pikë pas.

Në start nuk jemi mirë, por do bëjmë çështë e mundur ta kapim ritmin dhe të tjerët. Ndonjëherë duhet të jesh në kohën e duhur në vendin e duhur. Nuk kam ardhur vetëm për mbijetesën, sepse nuk do të vija të ishte për aq pak. E kam parë Kukësin live në 4 javët e para. Per sa pranova e kam nje rivalitet dhe me veten time”, u shpreh Dobi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img