Tirana-Teuta, dy skuadra rivale të denja në vite përballen sot në stadiumin “Selman Stërmasi” duke hapur kështu javen e pestë të Kampionatit Kombëtar të futbollit për kategorinë “Abissnet Superiore”.
Në pritje të kësaj sfide, dy trajnerët kundërshtar, Orges Shehi i Tiraës dhe Blendi Shkëmbi i Teutës, kanë fiksuar formacionet me të cilët pritet ta nisin ndeshjen.
Bekaj, Toshevski, Behiratçe, Aleksi, Ismajlgeci, Limaj, Kallaku, Deliu, Hasani, Xhixha Patrik, janë emrat e përzgjedhur nga trajneri bardheblu Orges Shehi.
Ndërkohë, nga ana tjetër, Blendi Shkëmbi ka zgjedhur këto lojtarë për ta nisur ndeshjen përballë Tiranës: Qirko, Marku, Kuro, Kotobelli, Idrizaj, Beqja, Karabeci, Emiliano Vila, Boçi, Lorenco Vila, Hebaj.
Java e pestë e Superiores vijon të shtunën me dy çiftet, Bylis-Egnatia dhe Erzeni-Laçi, vijon të dielen me sfidën që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, mes Vllaznisë vendase dhe Kastriotit mysafir dhe mbyllet të hënën me ndeshjen e fundit të kësaj jave, Kukësi- Partizani.