Friday, May 10, 2024

Abissnet Superiore-Dueli Tirana-Teuta, hap sot javën e pestë dhe mbyllet të hënën me Kukësi-Partizani

Lexo

Tirana-Teuta, dy skuadra rivale të denja në vite përballen sot në stadiumin “Selman Stërmasi” duke hapur kështu javen e pestë të Kampionatit Kombëtar  të futbollit për kategorinë “Abissnet Superiore”.

Në pritje të kësaj sfide, dy trajnerët kundërshtar, Orges Shehi i Tiraës dhe Blendi Shkëmbi i Teutës, kanë fiksuar formacionet me të cilët pritet ta nisin ndeshjen.

Bekaj, Toshevski, Behiratçe, Aleksi, Ismajlgeci, Limaj, Kallaku, Deliu, Hasani, Xhixha Patrik, janë emrat e përzgjedhur nga trajneri bardheblu Orges Shehi.

Ndërkohë, nga ana tjetër, Blendi Shkëmbi ka zgjedhur këto lojtarë për ta nisur ndeshjen përballë Tiranës: Qirko, Marku, Kuro, Kotobelli, Idrizaj, Beqja, Karabeci, Emiliano Vila, Boçi, Lorenco Vila, Hebaj.

Java e pestë e Superiores vijon të shtunën me dy çiftet, Bylis-Egnatia dhe Erzeni-Laçi, vijon të dielen me sfidën që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, mes Vllaznisë vendase dhe Kastriotit mysafir dhe mbyllet të hënën me ndeshjen e fundit të kësaj jave, Kukësi- Partizani.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img