Thursday, November 21, 2024

(Video)Pinpongu shkodran me sallë të re. Drejtues dhe veteran të Vllaznisë, thirrje rinisë shkodrane për të frekuentuar sportin e pingpongut

Lexo

Pas shumë vitesh me probleme jo të pakta sa i takon një ambienti stërvitor, tashmë më së fundmi, pingpongu shkodran ka një sallë. Me mbështetjen e Bashkisë Shkodër, është bërë e mundur që një nga kampatat poshtë tribunave të stadiumit “Loro Boriçi” t’i jepet Shoqatës së Pingpongut Vllaznia.

Një mjedis në fakt vetëm në kubaturë, sepse për investimin brenda saj ka menduar Presidenti i Shoqatës së Pingpongut Vllaznia, Edmond Zejnuni. Plotësimi me të gjitha kushtet edhe me bazën materiale ka bërë që palestra e re të filloj të frekuentohet nga të rinjtë shkodranë, të cilët në gërshëtim edhe me veteranët e këtij sporti, po marrin mësimet dhe bazat e para të këtij sporti.

Tonin Binoshi, sekretar i Federatës Shqiptare të Pingpongut, i pranishëm në palestër, jo vetëm si organizator, por duke kontribuar edhe me përvojën e tij si ish pingpongist kampion me Vllazninë, shprehet i kënaqur për këtë hap pozitiv të pingpongut shkodran, dhe i bën thirrje rinisë shkodrane që ta frekuentojë sallën e re të pingpongut Vllaznia, jo vetëm për argëtim, por edhe për t’u bërë pjesë e ekipeve zinxhir të klubit Vllaznia.

Për presidentin e Shoqatës së Pingpongut Vllaznia, Edmond Zejnuni, ky është vetëm fillimi, sepse së bashku me kolegët e tij që e mbështesin, mes të cilëve edhe PRENDI-IL CAFFE që pritet të jetë sponsor kryesor, në Shqipëri dhe SHBA ku ai jeton, do të vijojnë të kontribuojnë edhe më shumë për pingpongun shkodran.

Tarçiz Shestani dhe Sokol Tirana, dy veteranë të njohur të pingpongut shkodran, frekuentojnë palestrën, jo vetëm për pasionin e tyre për këtë sport, por edhe për të nxitur dhe trajnuar brezin e ri për pingpongun.

(Video) Pamje nga lojrat dhe stërvitja e pingpongistëve në palestrën e re “Vllaznia”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img