Tuesday, May 7, 2024

Shkodrani i Kastriotit, Abas Karakaçi, kërkon pikë sot në Shkodër. Vllaznia-Kastrioti, ora 17:45 në “Loro Boriçi”

Lexo

Kastrioti prezantohet sot në përballjen me Vllazninë, ndeshje e cila është planifikuar të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 17:45 me dy futbollistë shkodranë në formacionin e tij.

Bëhet fjalë për dy emra shumë të njohur si Abaz Karakaçi, i cili mban edhe shiritin e kapitenit të skuadrës krutane, si dhe Edon Hasani. Pasi kanë luajtur edhe me skuadra të tjera të kampionatit shqiptar, por edhe jashtë vendit, sezonet e fundit po kalojnë, që të dy po kalojnë një moment të mirë tek Kastrioti.

Si shkodran, dhe që janë rritur si futbollistë pranë klubit Vllaznia, emocionet janë të pranishme për to, por si profesionistë do të luftojnë për të bërë më të mirën për skuadrën ku ato paguhen.

Në prononcimin e dhënë në prag të kësaj ndeshje, kapiteni Karakaçi është optimist dhe në të njëjtën kohë paralajmëron shkodranët, se Kastrioti kërkon pikë në “Loro Boriçi”.

“Të jem realist, Vllaznia është një kundërshtar mjaft i fortë, por ne kemi pretendimet tona dhe shkojmë në Shkodër për të marrë pikë. Besoj shumë tek ekipi, jemi një skuadër që kemi shumë kohë me njëri-tjetrin dhe me elementët që kemi në përbërje, mund të surprizojmë çdo kundërshtar në Kategorinë Superiore. Kastrioti ka ruajtur boshtin e skuadrës këtë sezon, edhe pse mund të jetë larguar ndonjë lojtar. Gjithsesi, ato largime i kemi përforcuar me lojtar të tjerë shumë të mirë, të cilët janë përshtatur mirë me pjesën tjetër të grupit.”, është shprehur kapiteni Abaz Karakaçi në pragndeshjen e javës së pestë të Abissnet Superiore, Vllaznia-Kastrioti.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img