Dinamo luajti me Burrelin për javën e tretë të Kategorisë së Parë. Në Selman Stërmasi, blutë shkatërruan me rezultat 5-0 duke vendosur vulën si pretendentët kryesorë për rikthimin në elitën e futbollit shqiptar. Për Oversport pas ndeshjes foli trajneri i Burrelit.
Humbja – “E prisja. Kishim shumë mungesa dhe kam luajtur me modifikime. Patëm ç’rregullim në mbrojtje. Goli i dytë mu duk offside dhe loja mori rrjedhe tjetër më pas. Dinamo ka investuar me shumë dhe këto bëjnë diferencën. Te shohim rikthimin e lojtarëve dhe më pas do kompletohemi për ndeshjen e ardhshme.”
Objektivi – “Burreli lufton për mesin e tabelës. Nuk kemi objektiv madhor por po i japim mundësi djemve të rinj. Edhe sot 5-6 lojtare janë nga ekipi të rinjve.”- deklaroi trajneri Hoti.