Në një stadium të tejmbushur të “Bloofield” mbi 30 mijë spektatorë në stadiumin izraelit ntë Tel Avivit, ka nisur në orën 20:30 të mbrënjes së sotme ndeshja mes kombëtareve të Izraelit vendas dhe Shqipërisë mysafire.
Një duel ky shumë i rëndësishëm për Ligën e Kombeve, grupi B, ku përballë Izraelit kryesues, kuqezinjtë e Shqipërisë do të kërkojnë fitoren për të hapur rrugën e kapjes së vendit të parë në grup, gjithnjë duke besuar edhe në një fitore tjetër të radhës ndaj Islandës tre ditë më pas në “Air Albania” të kryeqytetit shqiptar.
Skuadrat e kanë nisur ndeshjen me këto formacione:
IZRAEL Glazer, Dasa, Miguel Vitor, Goldberg, Leidner, Koniçovski, Lavi, Karzev, Haziza, Abada, Veisman.
SHQIPËRIA: (4-3-1-2): Strakosha; Balliu, Ismjali, Ajeti, Hysaj; Gjasula, Laçi, Abrashi; Asllani; Broja, Cikalleshi.