Wednesday, April 24, 2024

(Video) Kombëtarja e Shqipërisë në Boks niset në Europianin e Italisë. Kampionët e Vllaznisë, Prela dhe Gjoni, premtojnë medalje

Lexo

Pas një përgatitje disa mujore, Kombëtarja e Shqipërisë në boks për kategorinë U-16 është nisur sot drejt Italisë, aty ku në qytetin Pescara, që prej ditës së hënë të javës së ardhshme nisin ndeshjet e Kampionatit Europian të Boksit për kategorinë e moshës 16 vjeçare.

Pjesë e kombëtares kuqezi në këtë Europian janë edhe dy boksierët shkodranë, Tonin Prela dhe Pashuk Gjoni të cilët stërviten nga trajnerët e tyre, vëllezërit Klaudio dhe Emiliano Çekini.

Përpara nisjes në Europian, dy kampionët kuqeblu, Tonin Prela dhe Pashuk Gjoni u shprehen optimist për një prezantim sa më cilësor, me objektiv fitimin e medaljeve.

Ekipin kombëtar U-16 në këtë Europian e shoqërojnë dy trajnerët kuqezi, Klaudio Çekini i Vllaznisë dhe Artur Koçi i Tiranës. Ndërkohë, krahas dyshes së boksierëve shkodranë Prela dhe Gjoni, në përbërje të kombëtares janë edhe dy boksierët e Tiranës, Stiven Xixi dhe Amar Koçi, si dhe durrsaku  Skender Lala.

Lista e kombëtares së Boksit U-16 në Europianin e Italisë

Trajnerë : Klaudio Çekini, Artur Koçi

Sportistë:

  1. Stiven Xixi 50 Kg ( Boksier i ekipit Tirana)
  2. Pashuk Gjoni 57 Kg (Boksier i ekipit Vllaznia)
  3. Skender Lala 60 Kg (Boksier i ekipit Teuta)

4 .Tonin Prela 63 Kg  (Boksier i ekipit Vllaznia)

  1. Amar Koçi 75 Kg (Boksier i ekipit Tirana)

(Video) Boksierët shkodranë, përgatiten për Europianin e Italisë, U-16

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img