Është hedhur sot në mesditë shorti për eliminatoret e Kampionatit Europian 2024, që do të me finalet e kompeticionit që do të zhvillohen në Gjermani. Shqipëria është pozicionuar në Grupin E me Poloninë, Republikën çeke, Ishujt Faroe dhe Moldavinë.
Një short bujar për Kombëtaren shqiptare, që shton shanset e Shqipërisë për t’u kualifikuar në finalet e Europianit për të dytën herë në historinë e futbollit shqiptar. Në vazhdim do të zbardhet edhe çiftet e ndeshjeve të grupit që nisin në muajin mars dhe përfundojnë në muajin nëntor me datat e ndeshjeve që do të jenë di më poshtë:
23-25/03/2023 Ndeshja 1
26-28/03/2023 Ndeshja 2
16-17/06/2023 Ndeshja 3
19-20/06/2023 Ndeshja 4
07-09/09/2023 Ndeshja 5
10-12/09/2023 Ndeshja 6
12-14/10/2023 Ndeshja 7
15-17/10/2023 Ndeshja 8
16-18/11/2023 Ndeshja 9
19-21/11/2023 Ndeshja 10
Në ceremoninë e hedhjes së shortit, përveçse personaliteteve të shumta të futbollit europian, kanë qenë të pranishëm Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, trajneri i Kombëtares Edoardo Reja dhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku.