Janë luajtur javën e kaluar ndeshjet e javës së dytë në kampionatin e futbollit amator 9×9 “FSHF Sunday League”, që organizohet nga FSHF, e që kanë dhuruar gola të bukur e rezultate interesante. Tashmë kanë nisur të përvijohen edhe skuadrat pretendente në të dyja grupet në zonën e Tiranës.
Në Grupin A, spikat fitorja e FC Dussel me rezultatin e thellë 7-0 ndaj North Gate që e pozicionin këtë skuadër në vendin e parë me 6 pikë në dy ndeshje dhe me golavarazh më të mirë. Panthers Shkodër ka marrë gjithashtu fitoren e dytë pasi mundi 4-0 Futura Dent, ndërsa Prestige MFC mposhti 4-2 KKD. Edhe Vila-L MFC ka siguruar pikë të plota në këto dy javë me suksesin 3-1 ndaj Coca Cola Tepelena.
Grupi B kryesohet aktualisht nga ATS që arriti të thyej Barrikadën 2-0 dhe ka pikë të plota ashtu si edhe Dajti, që fitoi 3-1 ndaj Enco Al dhe Primo MFC që mundi me të njëjtin rezultat 3-1 dhe ka po 6 pikë pas dy javësh. Kryesuesit e grupit i kompleton Hidro Alfa që mposhti minimalisht 1-0 IMMI.
Janë regjistruar vetëm tre barazime në këtë javë të dytë, ndërkohë që gara është shumë e fortë dhe diferencat mes skuadrave janë shumë të vogla.
Interesi nga futbolldashësit vazhdon të jetë i lartë dhe të gjitha ndeshjet janë ndjekur nga një numër i konsiderueshëm tifozësh për një kampionat amator futbolli.
Më poshtë edhe rezultatet e javës së dytë të kampionatit të futbollit amator 9×9 “FSHF Sunday League”:
FSHF Sunday League Albania
Java e 2-të
Grupi A
Btl – Antigonean 3-1
Futura Dent – Panthers Shkodër 0-4
North Gate – FC Dussel 0-7
Albamer – Md 1-1
Coca Cola Tepelena – Vila -L MFC 1-3
Kkd – Prestige MFC Team 2-4
Roamel – Ju ar plast 2-0
Ferraj FC – Pastaria 1-0
Jata market – FB Passion 0-0
Grupi B
Barrikada – Ats 1-2
Raiffeisen bank – Al Ar 1-2
Homeland Patriots – Elso 1-1
Enco Al – Dajti FC 1-3
FC Confucius – Security Oktapus 1-2
Kastriotët – Nova 3-2
Hidro Alfa – Immi ` 1-0
Primo MFC – Friends Team 3-1