Sunday, December 1, 2024

Shënojnë Broja dhe Seferi, Lenjani asist, ja si u paraqitën kuqezinjtë këtë fundjavë

Lexo

Kjo fundjavë ka qenë shumë pozitive për futbollistët e ekipit kombëtar, e kryesisht për sulmin kuqezi.

Më në fund, Armando Broja arriti të gjejë golin e parë me fanellën e Chelsea-t në Premier League, teksa edhe sulmuesi tjetër i Kombëtares, Taulant Seferi gjeti saktë rrjetën me Vorskla Poltavën në Ligën ukrainase.

Broja nuk e nisi lojën si titullar, teksa trajneri i bluve vendosi ta hedhë në fushë djaloshin shqiptar në minutën e 72-të në sfidën kundër Ëolverhampton. Armando Broja gjeti golin e parë si ‘blu’ në minutën e fundit të kohës së rregullt, pas një realizimi fantastik. Sipas uebsajtit të specializuar për statistika, Broja vlerësohet me notën 7.2 vetëm për 18 minuta lojë të luajtura.

Nga ana tjetër, edhe sulmuesi tjetër i Kombëtares, Taulant Seferi arriti të zhbllokohej pas transferimit në skuadrën ukrainase, Vorskla Poltava. Ai ndihmoi skuadrën e tij të merrte tre pikët në sfidën që Vorskla zhvilloi kundër Çernomorets Odesa.

Edhe Ermir Lenjani ishte protagonist këtë fundjavë në Turqi. Mesfushori shqiptar që luan në radhët e ekipit turk të Umraniesporit dhuroi asistin perfekt me një krosim në goditje dënimi për golin e rezultatit të përkohshëm 2-1 për skuadrën e tij.

Sakaq, edhe futbollistët e tjerë të Kombëtares kanë pasur minutat e tyre me ekipet përkatëse në Europë. Për herë të dytë brenda javës, Kristjan Asllani e ka nisur nga minuta e parë me Interin në sfidën kundër Sassuolo-s. Mesfushori tjetër shqiptar, Endri Çekiçi është rikthyer të luajë me Koniasporin në Turqi, duke lënë pas dëmtimin që e mbajti për disa javë jashtë fushave.

Minuta ka pasur edhe për Ivan Balliun, Keidi Baren, Myrto Uzunin, Albi Dokën, Sokol Cikalleshin, Nedim Bajramin etj.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img