Saturday, November 23, 2024

Superiore moshat U-19, Vllaznia mund Internacional të Tiranës dhe shpallet “kampione e dimrit”

Lexo

19 vjeçarët e Vllaznisë janë “kampionë të dimrit”. Kuqeblutë e drejtuar nga trajnerët Luan Zmijani dhe Gjon Kola mundën sot me përmbysje Internacional të Tiranës me rezultatin 3 me 1. Takimi i luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi” të qytetit të Shkodrës për llogari të javës së nëntë të Kampionatit Kombëtar të kategorisë Superiore të moshave, i fundit për vitin kalendarik 2020 ka dhuruar një pjesë të parë pak a shumë në barazpeshë, gjë që e tregon edhe rezultati 0 me 0. Ndërkohë, 45 minutëshi i së dytës ka nisur në mënyrën më të mirë për skuadrën mike, e cila kalon në avantazh në minutën e 51-të me autor Rushitin duke krijuar idenë se loja do të merrte për mbarë për formacionin e tyre. Por, goli i pësuar ka shkundur vendasit, të cilët të orientuar nga tekniku Zmijani janë hedhur të gjithë në sulm në kërkim të shënimit të golit të barazimit. Dhe ky, nuk vonon, madje, jo vetëm i barazimit që regjistrohet nga Pjeshka në minutën e 70-të, por edhe dy të tjerë njëri pas tjetrit që kanë për autor Muliun në të 82-tën dhe Nikajn në të 84-tërtën . Kështu, nga 0 me 1 për miqtë, rezultati shkon me përmbysje në 3 me 1 për Vllazninë, shifra këto që qëndrojnë në fuqi deri në përfundim të krejt takimit duke fiksuar fitoren e merituar të skuadrës kuqeblu.

Me këto tre pikë të fituara sot, Vllaznia U-19 shkon në kuotën e 25 pikëve duke vijuar të mbajë vendin e parë në tabelën e klasifikimit për grupin A, pozicion që njëkohësisht e shpallë atë “kampion të dimrit”. Pas Vllaznisë, në vendin e dytë renditet Shënkolli me 23 pikë. Skuadra shënkollase që drejtohet nga trajneri shkodran Haris Lika fitoi sot në transfertë me rezultatin e thellë 1 me 7 ndaj Dinamos, me pesë gola të Daisë, dhe nga një të Markut e Përgjonit. Ndërkohë, në vendin e tretë është Shkëndija e Tiranës me 17 pikë.

Po për grupin A U-19, KF Shkodra me trajner Rudi Piraniqin mundi Partizanin 4 me 3. Për KF Shkodra golat u shënuan 3 nga Suka dhe një Shpuza, ndërsa për Partizanin shënuan Koldashi(dy) dhe Çarçani me penallti, përkatësisht në minutat 37, 54, 81. Takimi tjetër i këtij grupi, Laçi-Shkëndija e Tiranës përfundoi me fitoren e laçjanëve me rezultatin 2 me 1.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img