Saturday, October 12, 2024

Vllaznia mund Apoloninë e fundit në renditje 0-1 dhe vazhdon kryesimin e kampionatit

Lexo

Ka mjaftuar një gol i Ardit Hoxhajt shënuar në minutën e 40-të të pjesës së parë që Vllaznia të kthehet në Shkodër me tre pikë shumë të rëndësishme, të cilat duke iu bashkuar edhe të tjerave në javët e mëparshme, kuqeblutë mbërrijnë në kuotën e 22 pikëve. Kuotë e cila është më e madhja nga të gjitha skuadrat e tjera duke vijuar të kryesojë me meritë Kampionatin Kombëtar të kategorisë Superiore. Një ndeshje, e cila u dominua tërësisht nga skuadra kuqeblu, ku përpos golit të vetëm realizuar nga Ardit Hoxhaj pati edhe mundësi të tjera shënimi, qoftë në pjesën e parë dhe po ashtu edhe në të dytën. Megjithatë, një gol, i vetëm vuri paksa në siklet formacionin kuqeblu, dhe po ashtu edhe stafin, sepse me përpjekjet e vendasve në portën e Zogoviç, Vllaznia ndjehej e kërcënuar për të pësuar gol, çka do të ishte një fatalitet për kuqeblutë. Gjithësesi, fitorja dhe tre pikëshi ishin mëse të merituar për kuqeblutë e drejtuar nga Brdariç, të cilët tashmë nisin të mendojnë për ndeshjen e ardhshme që do të luhet të dielen në “Loro Boriçi” përballë Skenderbeut, i cili sot u mund në fushën e tij nga Teuta me rezultatin 1 me 3. Ndërkohë humbja e sotme me Vllazninë rëndon edhe më shumë situaten në kampin fierak pasi Apolonia është e fundit në klasifikim me vetëm 5 pikë.

Në tre takimet e tjera të Superiores që u luajtën në të njëjtën orë me çiftin Apolonia-Vllaznia, Partizani fitoi 2 me 0 kundër Kastriotit ku gjithçka u vendos në fund të takimit me golat e shënuar nga Cara dhe Asani, përkatësisht në minutat 86 dhe 94. Në Laç, vendasit mundën Bylisin me rezultatin 2 me 0, ku autorë të golave ishin Xhixha 32′ , Lushkja 52′. Ndërkohë, durrsakët e drejtuar nga trajneri Edi Martini mundën në transfertë Skenderbun me rezultatin 1 me 3. Për bregdetarët golat u shënuan nga  Bregu 16′ (p), Krasniqi 56′ 74′ (p), ndërsa për korçarët të vetmin gol të btyre e shënoi shkodrani, Belajdi Pusi në minutën e 54-tërt të ndeshjes.

Java e 10-të e kategorisë Superiore, e para për fazën e dytë, mbyllet me çifin Kukësi-Tirana, i cili do të luhet pas pak në stadiumin “Elbasan Arena” duke filluar nga ora 16.45. Pamvarësisht rezultatit që do të prodhojë kjo ndeshje, pozicioni i Vllaznisë si kryesuese me 22 pikë është i paprekshëm, pasi aktualisht Kukësi është i dyti në kuotën e 16 pikëve, ndërsa Tirana në vend ta katërt me 13 pikë.  G. MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img