Tuesday, November 26, 2024

Vllaznia përgatitet për Laçin. Kuqeblutë, sërishmi me mungesa, por Josa ka gati zëvendësuesit, kërkohet tre pikëshi

Lexo

Kuqeblutë e Vllaznisë kanë lënë pas ndeshjen e Kupës së Shqipërisë, ku me fitoren 3-0 ndaj Flamurtarit siguruan kalimin në turin e dytë, dhe tashmë janë të përqëndruar tek Kampionati, ku ndeshja e radhës do të jetë në transfertë me ekipin e Laçit.

Përgatitjet për Laçin kanë filluar që dje me seancën e parë të pasndeshjes e Kupës me Flamurtarin, ku për grupin q  ë nuk është aktivizuar ndaj vlonjatëve, ka qënë një minutazh i plotë, ndërkohë që pjesa tjetër e ka shfrytëzuar këtë ditë vetëm për shkrythje.

Ndërkohë, seanca e së premtes, ka qënë me një ngarkesë të plotë duke u konsideruar edhe si seanca baza për të parë gjendjen e lojtarëve në prag të sfidës me Laçin.

Nga sa është parë, kualifikimi në Kupë ka ndryshuar disi për mirë atmosferën në kampin kuqeblu, pasi për hirë të së vertetes, humbja e ndeshjes së parë në Vlorë i kishte vënë në një farë mënyre nën trysni futbollistët dhe stafin eknik.

Pikë së pari vemendja e drejtuesve ka qënë në sektorin e infermierisë, aty ku prej disa javësh vazhdojnë të jenë emra të tillë si Latifi, Boshnjaku, Heriç, Hakaj, por së fundmi këtij kontigjenti i është shtuar edhe Jonuzi.

Gjithësesi, edhe pse ndonjëri prej tyre pritet të japë sinjale rikuperimi për ndeshjen e së dieles, ku më i mundshmi mund të jetë Heriç, tekniku Josa duket se po i bën planet e strategjisë anti-Laçi, pa këto futbollistë.

Në stolin e Vllaznisë ka element cilësorë, qoftë ato të përvojës, por edhe të rinjtë e talentuar, siç është rasti Alivoda,  që po e justifikojnë besimin e trajnerit Josa. Në këtë aspekt, ndeshja e fundit me Flamurtarin e ka ngrohur më shumë stafin teknik, pasi lojtarët e stolit paraqiten një nivel shumë të mirë. Këtu bëhet fjalë për dyshen Ante Aralica-Arsid Kruja, të cilët, jo vetëm që ishin autorë të dy golave të kualifikimit në minutat shtesë, por edhe për lëzizshmërinë dhe formën e mirë që ato paraqitën në fushën e lojës. Që do të thotë, se me të gjitha gjasat, dyshja, Aralica-Kruja, është në vemendjen e teknikut Josa për ndeshjen me Laçin.

Një gjë e tillë është parë edhe gjatë seancës stërvitore të ditës së premte, por që gjithësesi, ajo që vendos përfundimisht, është seanca e së shtunës, e fundit përpara sfidës me Laçin, takim që luhet të dielen në stadiumin e Laçit duke filluar nga ora 15:00, ku në objekrivin e kuqebluve është vetëm tre pikshi.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img