Thursday, September 19, 2024

Sfida Vllaznia-Bylis transmetohet në RTSH

Lexo

Vllaznia pret Bylisin ditën e sotme në “Loro Boriçi” në orën 17:45 për javën e 9-të të Abissnet Superiore. Dy skuadra, që kërkojnë fitoren. Shkodranët nuk e kanë provuar një të tillë prej tri ndeshjesh, ndërsa ballshiotët prej dy ndeshjesh. Fitorja e fundit e shkodranëve është ajo me Kastriotin 1-0, pasuar nga barazimi 0-0 me Teutën, humbja 1-2 me Partizanin dhe barazimi 1-1 me Laçin. Fitorja e fundit e Bylisit është ajo me Erzenin 4-1, me pas humbje 0-2 me Kukësin dhe 0-1 me Tiranën.

Për të dy ekipet të dëmtuarit janë të gatshëm për lojë përveç Latifit që sapo është kthyer në stërvitje.

Nga Vllaznia, Hakaj, Jonuzi, Heric dhe Kaina janë rikthyer nga dëmtimet dhe do të jenë të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre ndërsa nga kampi i ballshiotëve është sulmuesi Eridon Qardaku ka hedhur pas dëmtimin dhe është stërvitur me grupin e plotë.

Një ndeshje e veçantë do të jetë pikërisht për Qardakun dhe kapitenin Trumçi të cilët rikthehen në Shkodër por kësaj radhe si kundërshtar, aty ku kanë lindur dhe janë “ndërtuar” si futbollistë.

Kjo sfidë do të vijë për shikuesit në ekranin e RTSH në orë 17:45.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img