Që prej ditës së sotme, Haris Dalipi është zyrtarisht pjesë e stafit teknik të KF Vllaznia ku do të luajë rolin e zv.trajnerit duke punuar përkrah hungarezit, Scaba Laszlo. Detyrë, që në fakt ka disa ditë që ai e ka filluar duke zëvendësuar is zv.trajnerin Ergi Borshi, me të cilin drejtuesit kuqeblu mbyllën bashkëpunimin, por sonte ka ardhur edhe njoftimi zyrtar i klubit kuqeblu, në të cilin thuhet:

“Haris Dalipi, nga Akademia në ekipin e parë!
Pas angazhimeve në Akademinë Vllaznia, Haris Dalipi i bashkohet stafit teknik të ekipit të parë në rolin e ndihmëstrajnerit.
I urojmë suksese në këtë detyrë të re dhe në kontributin e tij për ngjyrat kuq e blu! ”
Haris Dalili është pjesë e familjes kuqeblu, fillimisht si futbollist dhe më pas në rolin e trajnerit pranë AF Vllaznia ku ka spikatur për rezultate pozitive, sidomos me ekipin U16 ku u shpall kampion kombëtar. Haris Dalipi ka qënë gjithashtu edhe trajner i kombëtares rajonale të moshave, ndërkohë që tani do të japë kontributin e tij në stafin teknik të ekipit të parë.


