Monday, November 25, 2024

Futboll Femra-Luhet java e tretë e Kampionatit Kombëtar-Vllaznia, kryeson renditjen me tre fitore radhazi

Lexo

Kampionati Kombëtar i futbollit për femra luajti sot javën e tretë. Edhe pse është e angazhuar në ndeshjet e grupeve të Ligës së Kampioneve të Europës, ku të mërkurën përballet me Çelësin në transfertë, Vllaznia po i luan rregullisht ndeshjet e kampionatit.

Sot, skuadra kuqeblu kishte përballë ekipin e Lushnjes, një kundërshtar modest, i cili është me 0 pikë në tabelën e klasifikimit. Ndeshja në fjalë u luajt në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës dhe u fitua nga skuadra shkodrane me rezultatin e thellë 5-0.

Serinë e golave për Vllazninë e ka hapur e zakonshmja Megi Doçi duke tundur rrjetën lushjare që në minutën e pestë, ndërkohë që falë edhe dy golave të tjerë kuqeblu me autore kapitenen Esmeralda Franja dhe Klaudia Borçi, pjesa e parë është mbyllur me avantazhin e skuadrës vendase me rezultatin 3-0.

Edhe pse në fushë kryesisht ka pasur lojtare të reja si dhe ato të stolit, Vllaznia ka vijuar të shënojë edhe në 45 minutëshin e dytë. Fillimisht ka qënë një emër i ri, si Rrezona Ramadani që e çon në 4 me 0 avantazhin kuqeblu, ndërkohë që goli i pestë dhe i fundit për këtë ndeshje për ngjyrat kuqeblu është shënuar nga Megi Doçi, i dyti personal i saj në këtë ndeshje.

Fitorja e sotme ndaj Lushnjes ishte treta radhazi për Vllazninë e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka duke shkuar në kuotën e nëntë pikëve. Duke përfituar nga humbja e Tiranës në transfertë me Apoloninë 1-0, Vllaznia kryeson e vetme tabelen e klasifikimit me 9 pikë.

Për tu theksuar është edhe fitorja e thellë në shifra që Partizani arriti këtë javë në transfertë ndaj Skënderbeut të Korçës. 0-5 është rezultati i kësaj ndeshje duke konfirmuar Partizanin si një skuadër cilësore për këtë sezon futbollistik, skuadër e cila renditet në vendin e dytë me pikë të barabarta me Tiranën dhe Apoloninë, me nga 6 pikë.

Në programin e javës së tretë, kanë qënë për tu luajtur edhe dy ndeshje të tjera, Kukësi – Teuta dhe Kinostudio – Laçi, por për arsye të angazhimit të një pjesë të futbollisteve të tyre me Kombëtaren U-17, në kuadër të eliminatoreve të Kampionatit Europian U-17 për këtë grupmoshë, do të luhen në një datë tjetër.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img