Burreli nuk humbet kohë dhe zyrtarizon trajnerin e ri. Klevis Dalipi do të drejtojë skuadrën matjane për pjesën e mbetur të sezonit, duke zënë vendin e Nikajt, që dha dorëheqjen pas humbjes shtëpiake përballë Kukësit në fundjavë.
“KF Burreli njofton emërimin e Klevis Dalipit në krye të skuadrës verdheblu. Trajneri i ri merr drejtimin e ekipit me objektivin për të rikthyer skuadrën te rezultatet pozitive dhe për të përballuar me ambicie sfidat e radhës. Klubi i uron mirëseardhjen dhe shumë suksese në drejtimin e KF Burrelit!”, shkruhet në njoftimin e klubit.
Dalipi do të debutojë në krye të Burrelit të mërkurën në transfertën kundër Korabit në Peshkopi.


