Tuesday, November 26, 2024

(Video) Çelësi fiton në fushë, Vllaznia kampione në tribuna. Tifozëri i shkëlqyer, edhe pse me humbje të thellë brohoret furishëm skuadrën

Lexo

Çelsi-Vllaznia 8-0

(Shënues: Kerr, 10’, 36’, 60’,  Harder 37’, 72’, 88’, Eriksen 57’, Svitkova 76’)

Me rezultatin 8 me 0 në favor të skuadrës londineze ka përfunduar ndeshja, Çelsi-Vllaznia, takim ky i luajtur mbrëmjen e sotme në stadiumin “Kingsmeadoë” të Londrës.

Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 3-0, ku duhet thënë se vetëm dhjetë minutat e para kanë qënë deri diku të barabarta, sepse më pas skuadra vendase ka marrë gjithçka në zotërim. Si rezultat vijnë tre gola, njëri pas tjetrit, dy me autore Kerr dhe një Harder.

Pas kthimit nga dhomat e zhveshjes për pushimin mes dy pjesëve, tekniku shkodran Nikolin Leka lëviz me stolin, por kuqeblutë e kanë të vështirë të përballojnë klasin e skuadrës angleze, e cila duke e shpërngulur lojën tërësisht në gjysëmfushën e Vllaznisë, arrin të shënojë edhe pesë herë të tjera. Eriksen 57’, Kerr 60’, Harder 72’, 88’ dhe Svitkova 76’, janë pesë rrjetat e Çelësit në këtë 45 minutësh duke bërë që e gjithë ndeshja të mbyllet me rezultatin e thellë 8-0.

Megjithë dëshirën dhe përpjekjet e shumta për të dhënë më të mirën e tyre në fushën e lojës, përballë forcës dhe potences absolute të Çelësit, vajzat kuqeblu  e patën të vështirë të reagonin. Madje, me rastet e krijuara nga skuadra vendase, edhe mund të pësonte më shumë.

Nga radhët e kuebluve, e vetmja që ka spikatur në këtë ndeshje ka qënë sulmuesja Megi Doçi, e cila luftoi fort për të gjetur rrugën e rrjetës, por pa ia arritur qëllimit.

Ndërkohë, nga ana tjetër, nëse Çelësi e mundi Vllazninë në fushën e lojës, në tribunat e tifozëve ka qënë Vllaznia që e ka sfiduar Çelësin, pasi tifozëria shqiptare e veshur tërësisht me kostumet kuqeblu, ka bërë diferencen me homologët e tyre vendas.

Që përpara ndeshjes, gjatë ndeshjes, por edhe pas saj, edhe pse shifrat ishin 8-0 për Çelësin, një tribunë e tërë vijonte të brohoriste, Vllaznia-Vllaznia. Pavarësisht humbjes në këtë ndeshje, për tifozët e kësaj ndeshje, por edhe opinionin sportiv në përgjithësi, me kualifikimin në 16-tëshe, Vllaznia e ka bërë detyrën e saj. Ato janë ndjerë krenarë, që për herë të parë një skuadër shqiptare luan në grupet e Ligës së Kampioneve të Europës, dhe aq më tepër në Londër kundër Çelësit.

Ndaj, me të drejtë, futbollistet e Vllaznisë, me tu mbyllur ndeshja kanë shkuar tek tribuna e tyre duke i përshëndetur dhe falenderuar për mbështetjen që i dhanë në këtë ndeshje.

(Video) Atmosfera e tifozëve shkodranë, gjatë ndeshjes, Çelësi-Vllaznia 8-0, dhe në fund të saj

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img