Monday, November 25, 2024

Suksesi i Kombëtares U-17, mesazh special nga Duka

Lexo

Një tjetër sukses arkivohet në radhët e Kombëtareve të moshave. Shqipëria U-17 ka arritur të kualifikohet në Elite Round për Euro2023. Ekipi i drejtuar nga Ervin Bulku, ia ka dalë që të vendos flamurin shqiptar mes shumë emrave të mëdhenj.

Presidenti i FSHF z. Armand Duka ka përcjellë më anë të një postimi në rrejtet sociale, mesazhin e tij për këtë sukses të arritur.

Urimi special i kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit:  

“Kualifikimi i kombetares se 17 vjecareve nje tjeter sukses historik i futbollit Shqiptar ne kete vit 2022.

Sukses i merituar i djemeve te talentuar te Kombëtares 17 vjeҫare të drejtuar nga Ervin Bulku, që arritën në Elite Round të Europianit 2023.

Një arritje e rëndësishme duke parë që kuqezinjtë e vegjël përballeshin me emra të mëdhenj të futbollit europian si Suedia, Uellsi dhe Kroacia. Tre ndeshje shumë positive që konfirmojnë edhe njëherë rritjen e futbollit shqiptar dhe vijimësinë e një pune intensive shumë vjeҫare që po bëhet me futbollin e moshave.

Vitin e ardhshëm i presim 3 finale të mëdha për të cilat unë jam besimplotë se do të dhurojnë paraqitje shumë të mira e do të nderojnë fanellën kuqezi.

Shumë urime ҫuna!”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img