Monday, November 25, 2024

Italiani Gigi Di Biagio, trajneri i ardhshëm i Shqipërisë. E thotë, “Sportitalia”

Lexo

Ndonëse zyrtarisht në Shqipëri, dhe konkretisht në strukturat e Federatës Shqiptare të Futbollit nuk japin asnjë sinjal të tillë, madje konfirmojna vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin aktual Edi Reja, në median sportive italiane e bëjnë fakt të kryer që Gigi Di Biagio do të jetë trajneri i ardhshëm i Kombëtares shqiptare.

Është media sportive “Sportitalia”, e cila në një koment të sajin të ditës së sotme, bën të ditur se trajneri i r ii kombëtares së Shqipërisë do të jetë, Gigi Di Bagio. Duke e konsideruar si një lajm ekskluziv të tyrin, “Sportitalia”,  thekson se tekniku pritet të mbyllë marrëveshjen shumë shpejt me Federatën shqiptare për të marrë stolin e Edy Rejës. Madje, thuhet edhe se tekniku kishte marrë një ofertë nga Cosenza, por ka preferuar aventurën shqiptare.

Gjithnjë nga ajo që citon “Sportitalia”, kontaktet mes trajnerit italian dhe drejtuesve të Federatës kanë vazhduar prej javësh, dhe tani  kanë gjetur gjuhën e përbashkët edhe sa i përket aspektit financiar, që ende nuk është bërë publike. Në këtë pikë, mbetet vetëm të presim zhvillime të mëtejshme dhe çdo komunikim zyrtar nga personat e përfshirë.

Më herët, Gigi Di Biagio ka shërbyer si trajner i kombëtares së 21 vjeçarëve të Italisë, ndërkohë që së fundmi, dy vite më parë ka drejtuar edhe Spal.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img