Thursday, March 28, 2024

(Video) Rikthimi i bujshëm i Fatmir Axhanit. Ish futbollisti dhe trajneri i njohur, në krye të MFC Panthers, kryesues i kampionatit 9×9 dhe pretendent për trofe

Lexo

Ish futbollisti i njohur i Vllaznisë, i cili kaloi një karrierë të sukseshme edhe si trajner, ku së bashku me bashkëshorten e tij Hava Axhani drejtuan me sukses për disa vite edhe futbollin e femrave, është rikthyer përsëri në drejtim.

Këtë radhë, destinacioni për Fatmir Axhanin është në futbollin amator 9×9- “FSHF Sunday League” i organizuar nga FSHF, duke drejtuar me sukses ekipin MFC Panthers Shkodra.

MFC Panthers Shkodra luan si debutuese në kampionatin e futbollit 9×9, por në pesë javët e para ka befasuar të gjithë pjesëmarrësit duke realizuar 5 fitore radhazi dhe me 15 pikë të grumbulluara kryeson tabelën e klasifikimit me pikë të barabarta me skuadrën kampione në fuqi, Pretige e Tiranës.

E veçanta e Fatmir Axhanit është se ekipi që ai drejton, Panthers Shkodra, ka për president djalin e tij, Ergi Axhani, edhe ky një ish futbollist i Vllaznisë, i cili me psionin që ai ka për sportin, dhe kryesisht për futbollin, ka marrë përsipër projekte shumë ambioze, jo vetem për futbollin 9×9, por edhe për ndërtimin e një Akademie Futbolli për futbollin e moshave. Pjesë e këtij projekti është edhe ndërtimi i një fushe futbolli që më pas do të jetë edhe në përmasat e stadiumit.

Intervisten e plotë me ish futbollistin e njohur, sot trajnerin e MFC Panthers, Fatmir Axhani, mund ta ndiqni, në kanalin tonë Yotube-Veriu Sport

Gaspër MARKU

(Video) Intervista me ish futbollistin e njohur, sot trajnerin e MFC Panthers, Fatmir Axhani

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img