Dinamo rikthehet te triumfi në Kategorinë e Parë teksa në stadiumin Selman Stermasi, blutë e kryeqytetit mposhtën me rezultatin 2-0, Turbinën. Kjo nuk ishte një ndeshje e lehtë përballë cërrikasve, dhe vendasit e zgjidhën atë vetëm në fundin e pjesës së dytë.
Teksa sfida ishte e mbërthyer në barazim pa gola, Perloshi realizoi në minutën e 81-të dhe më pas erdhi goli i Prodanit në minutën e 95-të, që vendosi tre pikët në kasafortë.
Tre pikë që e rikthejnë Dinamon në krye të klasifikimit me 18 pikë, edhe pse kryeqytetasit duhet të presin ndeshjen e Flamurtarit që ka një sfidë më pak për momentin. Nga ana tjetër, Turbina mbetet në vendin e fundit me vetëm pesë pikë pas nëntë ndeshjeve të para.