Thursday, March 28, 2024

Futboll Femra-Mbyllet java e pestë, Vllaznia udhëheq renditjen me 15 pikë të plota. E ndjek Tirana dhe Apolonia me nga 12 pikë.

Lexo

Me ndeshjet e luajtura sot, ku Kukësi mundi thellësisht Skënderbeun 9-0 si dhe në të njëjtën kohë, edhe Kinostudio mundi po thellësisht Lushnjen, 8-0, është mbyllur java e pestë e Kampionatit Kombëtar të futbollit për femra.

Në sfidën e parë, Kukësi-Skënderbeu, për skuadrën verilindore spikati shkodranja e talentuar Rosela Vasa me pesë gola të shënuar. Rrjetën e gjeti dy herë edhe Matilda Tanushi, si edhe Prendi e Rrotaj. Një tre pikësh shumë i rëndësishëm ky për kuksianet që ngjiten tashmë në vendin e pestë.

Ndërkohë, në ballafaqimin tjetër të ditës së sotme, edhe Kinostudio arriti të marrë një fitore të rëndësishme në shtëpi kundër Lushnjes. Kryeqytetaset triumfuan me rezultatin 8-0, duke e zgjidhur ndeshjen që në pjesën e parë, që përfundoi me shifrat 3-0. Sakaq, në pjesën e dytë të lojës, Kinostudio gjeti edhe pesë herë të tjera rrjetën, duke siguruar kështu tre pikë mjaft të vlefshme.

Një ditë më parë, Vllaznia kampione në fuqi, fitoi 7-0 ndaj Partizanitduke vijuar të mbajë kryesimin e tabelës së kalsifikimit e me 15 pikë. Goli i parë i sfidës erdhi nga lojtarja e Partizanit, Beqiraga, e cila gaboi dhe kaloi në avantazh Vllazninë në minutën e 30-të. Doçi dhe Patterson u kujdesën të realizonin edbe dy gola të tjerë gjatë pjesës së parë, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës shkodranet shënuan edhe katër gola të tjerë me Esi Lufon, e cila realizon dy gola, Megi Doçin e Klaudia Borcin.

Sakaq, Apolonia mori një fitore të rëndësishme në shtëpi, pasi mposhti me shifrat e thella 7-0 Teutën. Troka ishte pa dyshim protagonistja e kësaj sfide, me 5 gola të shënuar, katër prej të cilëve në pjesën e parë. Rrugën e rrjetës e gjetën edhe Hamonikaj e Levenaj, teksa kjo fitore që vlen tre pikë i rendit fieraket në vendin e tretë me 12 pikë, po aq sa Tirana, që në këtë javë të pestë kishte përballë Laçin.

Vajzat bardheblu arritën të siguronin tre pikë të rëndësishme pas triumfit 5-2 kundër Laçit. Kryeqytetaset kaluan që në tre minutat e para në avantazh të dyfishtë me Cokën, ndërsa në pjesën e parë realizon edhe Kodra. Fabiola Caka ngushton shifrat në minutën e 43-të, teksa në fraksionin e dytë, Ago realizon edhe dy herë të tjera për Tiranën. Laçjanet gjejnë edhe golin e dytë me Iris Armokun, por kjo nuk ndryshon asgjë, me ndeshjen që përfundon me shifrat 5-2.

Rezultat e plota të javës së pestë të futbollit femra

Vllaznia 7-0 Partizani, Apolonia 7-0 KF Teuta, Kukësi 9-0 Skënderbeu, Tirana 5-2 KF Laçi, Kinostudio 8-0 Lushnja

Renditja pas javës së pestë

Vllaznia 15 pikë, Tirana 12 pikë, Apolonia 12 pikë, Kinostudio 9 pikë, Kukësi 6 pikë, Partizani 3 pikë, Teuta 3 pikë, Skënderbeu 3 pikë, Lushnja 0 pikë, KF Laçi 0 pikë

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img