Surprizon Bylis, fiton në transfertë me Egnatian. Tre pikë shprese për ballshiotët

Egnatia-Bylis 0-1(Shënues: Ruçi 90+2’)

Një rezultat surprizë është regjistruar në stasiumin e Rrogozhinës, kur skuadra vendase Egnatia është mundur me rezultatin 0 me 1 nga Bylisi mysafir, ndeshje kjo për llogari të javës së 14-të të kategorisë Abbisnet Superiore.

Themi surprizë, pasi të hënën e kësaj jave, Egnatia mundi Vllazninë brenda në “Loro Boriçi” me rezultatin 0-1. Ndërkohë që sot mundet nga ballshiotët e vendit të parafundit të renditjes.

Një fitore kjo shumë e rëndësishme për Bylisin duke zgjuar kështu shpresat për mbijetesë në Superiore. Gjithçka është vendosur në limitet e kësaj sfide, ndërsa një aksion i rrufeshëm i ballshiotëve është konkretizuar me gol nga Flamur Ruçi. Një fitore që vjen pas shtatë javës për Bylisin, ndërsa Egnatia ndalet në momentin e saj më të mirë.

Për tu theksuar është se për autorin e golit Flamur Ruçi dhe të gjithë skuadrën ballshiote, fitorja e kësaj ndeshje shkon si deditim për Maringlen Ruçin, vëllain e autorit të golit që ndërrroi jetë pak ditë më parë.

Një rezultat që largon Bylisin nga zona më e rrezikshme në klasifikim, pasi kthehet të fitoret pas 7 javësh mungesë, ndërsa sheh Egnatian që të frenojë në një moment kur dukej se mund t’i afrohej edhe më shumë grupit të kreut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu