Saturday, May 4, 2024

Goli i tij ndëshkoi Vllazninë, ish futbollisti kuqeblu, Silvio Zogaj i kënaqur që shërbeu për fitoren e Kastriotit

Lexo

Është hedhur në fushën e lojës si zëvendësues nga trajneri Ardi Mema, dhe në të parin kontakt me topin, ish futbollisti i Vllaznisë, Silvio Zogaj, ka shënuar për skuadrën e tij Kastrioti. Gol ky i relizuar në minutën e 64’ i cili qëndroi në fuqi deri në mbyllje të të gjithë ndeshjes duke fiksuar fitoren e krutanëve 1-0 ndaj Vllaznisë.

Momenti i shënimit të golit nga Zogaj nuk është shoqëruar me festimet e zakonshme, kjo në shenjë respekti për bashkëpunimin që ka pasur me Vllazninë, duke nisur nga sektori i Akademisë dhe deri tek skuadra e parë.

Ndërkohë, në prononcimin e dhënë për Over Sport, menjëherë pas ndeshjes, Zogaj do të shprehej: “Jam shumë i lumtur për fitoren dhe për golin, pasi është goli im i parë në kampionat. Dhe më vjen mirë që goli im shërben për tre pikët sidomos në momentin e vështirë që ishim, besoj ishte një fitore karakteri. Nuk kam një objektiv përsa i përket golave pasi nuk kam qenë mirë para porte, por shpresoj të bëj më të mirën në fushë për të ndihmuar ekipin dhe pas këtij goli të vijnë edhe më shumë të tjerë. Kënaqësia janë 3 pikët nuk ka rëndësi ndaj Vllaznisë mund të ishte një ekip tjetër sot, ne na duhej fitorja, kënaqësia është e madhe ndaj çdo ekipi. Për Vllazninë kam shumë respekt sepse kam kaluar vite të bukura aty, i uroj suksese ndeshjet e ardhshme”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img