Monday, November 25, 2024

(Video)Veleçiku e mbyll fazën e parë në vendin e katërt. Stafi teknik në dilemë për vazhdimësinë e drejtimit të skuadrës!

Lexo

Mbyllja e fazës së parë të Kampionatit Kombëtar të futbollit për kategorinë e dytë nuk ka qënë e duhura për Veleçikun e Koplikut. Duke pasur në krye të skuadrës një staf professional që drejtohej nga trajneri Dritan Smajli, një emër i njohur i futbollit shqiptar, që ka luajtur me sukses edhe për Vllazninë, pretendimet e koplikasve ishin që skuadra të bënte diferencen në grupin A.

Dhe, krahas stafit teknik që përbëhet edhe nga dy emra të njohur të futbollit shqiptar si Alket Kruja dhe Edvin Hoxha, investimi nga ana e kryebashkiakut Tonin Marinaj që është edhe president i ekipit ka qënë edhe për emra të spikatur që kanë luajtur në Superligë me Vllazninë, si Arsen Hajdari, Arsen Dibra, Florind Bardulla, etj. Në javët e para rezultatet ishin pozitive duke premtuar një ecuri të suksesshme. Por, në vijim dhe sidomos në fundin e fazës së parë ka pasur një zhgënjim duke mos marrë rezultatet e pritshme.

Më konkretisht, java e fundit, kalendari i cilës e vendosi Veleçikun të  luajë në transfertë me ekipin e Ilirisë së Fushës Krujës, ishte ajo që nuk u prit aspak mirë, si nga ana e stafit teknik por edhe të drejtuesve të klubit.

Duke qënë një ekip pretendent për kualifikimin në kategorinë e parë, Veleçiku kishte objektiv vetëm fitoren tre pikëshe, por e gjithë ndeshja e luajtur në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë Krujës u mbyll në barazim 0-0.

Jo vetem rezultati, që nuk ishte aspak i pranueshëm, por edhe loja apatike dhe pa mobilizimin e duhur të futbollistëve koplikas në fushën e lojës, ka lënë të pakënaqur trajnerin Dritan Smajli, i cili për momentin ka lënë të kuptohet se vazhdimësia e tij në krye të Veleçikut është në pikpyetje.

Një gjë e tillë është përforcuar edhe nga fakti se trajneri me origjinë nga Malësia e Madhe por që banon në Lezhë, së bashku me dy kolegët e tij të stafit teknik, edhe ato nga Lezha, nuk është paraqitur fare në seancën stërvitore të fillim javës.

Nga sa mësohet, teksa e shikon skuadrën e tij në vendin e katërt të tabelës së klasifikimit me katër pikë larg Sopotit të Librazhdit që kryeson me 19 pikë, tekniku Smajli e konsideron situatën jashtë pritshmërive të tij dhe jo të favorshme për të realizuar objektivin e kalimit në kategorinë e parë të futbollit shqiptar. (Video) Kampionati Kombëtar i kategorisë së dytë-Pamje nga ndeshja e javës së fundit të fazës së parë, Iliria-Veleçiku 0-0

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img